“Bandat e qeverisë punojnë natën si hajdutë, çajnë rrugën pranë autostradës Tiranë- Durrës”

Premte, 18 Janar 2019 19:56

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili është ankuar për një punim që po kryhet në rrugën dytësore në segmentin “Kashar- Tiranë” pranë autostradës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se bandat e qeverisë po punojnë natën në shkelje flagrante të ligjit dhe duke mos pyetur për asnjërin. Vetë denoncuesi që i ka shkruar Berishës, saktëson se është hapur një kanal gjatë natës që i ka dëmtuar të gjitha bizneset aty pranë.

STATUSI I BERISHËS:

Denoncohen bandat e qeverise qe nuk pyesin per asnje ligj.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje z Sali Berisha kjo ka ndodhur ne rrugen dytsore perball kastrati nje kompani qe as ne nuk e dim se kush eshte ka hapur kete kanalin gjat gjith nates si hajduta duke na bllokuar bizneset pa asnje lajmrim dhe me e bukura asnje nga puntoret ose pergjegjsit nuk ndodhet ketu ju lutem publikojeni sa me shpejt.

Login to post comments