Banorët e Astirit: Klevis Balliu deputeti që duam, jo Gjylameti që fshihet në dollap

Premte, 18 Janar 2019 20:14

Banorët e Astirit bënë sërish thirrje pasditen e sotme për anulimin e projektit të Unazës së Re, duke e cilësuar një projekt korruptiv.

Banorët ndërkohë falenderuan deputetin demokrat, Klevis Balliu, i cili ka qenë në krah të tyre për mbrojtjen e banesave.

Dorjan Protoduari: Doja që ta felenderoja deputetin Klevis Balliu që ka 76 ditë që ndodhet këtu midis nesh. Ky është deputeti që duan shqiptarët. Dje vajtëm dhe i bëmë një vizitë pseudokryetarit të bashkisë së Tiranës dhe brenda ndodhej dhe deputetja e zonës sonë Gjylameti. Kur kemi vajtur ne atje ajo zonjë nuk ka gjetur vrimë dollapi për tu futur se nuk përballet do me ne. I them, zonjë, deputete, deputetë janë këta këtu dhe jo ti që fshihesh nëpër dollape.

Vetë Balliu tha se ky projekt korruptiv ja nxiu faqen Shqipërisë deri në Amerikë.

Balliu: Kemi të bëjmë me një aferë korruptive që në fillimin e saj, që me një tenderim fiktiv që paracaktonte fituesin, kemi të bëjmë me falsikifim dokumentash tek loti i parë që i nxiu faqen Shqipërisë deri në Amerikë.

Për deputetin demokrat, diktatura komuniste mori fund me Enver Hoxhën dhe nuk do të ketë një të dytë.

Balliu: Nuk ka asnjë diktator si ky apo kushdo tjetër që do të mund të rikthejë këtu diktaturën komuniste. Ky është një popull që e do demokracinë, që e do Amerikën që e do vendin e vet dhe nuk do të largohet më nga ky vend.Boll janë larguar shqiptarët nga Shqipëria, tani të largohen ata tradhëtarë të kombit si Edi Rama dhe gjithë pushtat që ka mbrapa.

Balliu shtoi se është pikërisht kjo situatë e tillë politike që ka deyruar opozitën të rikthehet në rrugë.

Balliu: Sot opozita e sheh si parlament të vetëm rrugën sepase në rrugë janë qytetarët e ndershëm, ata që kanë paguar taksat, ata që nuk janë marrë me drogë. Në parlament kemi vetëm ata që mbrojnë narkotrafikantët. Mos ta tolerojmë më këtë qeveri por ta zhdukim njëherë e mirë.

Modifikuar më Premte, 18 Janar 2019 20:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...