VIDEO/ Banorët e Unazës nuk ndalen, paralajmërojnë Ramën nëse nuk tërhiqet

Saturday, 19 Janar 2019 17:25

Banorët e Unazës së re janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë së Rilindjes.

Ata i kanë bërë të qartë Ramës se shumë shpejt edhe ai do të ketë të njëjtin fat si busti i ish-diktatorit Enver RHoxha.

‘Ka ardhur koha të të tërheqim zvarrë në Bulevard. Siç tërhoqëm Enverin do të të tërheqim edhe ty. Nuk do të të japim valixhe por do të të japim litar zoti kryeministër. Shumë shpejt do të tërheqim zvarrë Edi Rama’, deklaruan Banorët.

I pranishëm në protestën e banorëve ishte dhe deputeti i opozitës Klevis Balliu, i cili i vendosi ultimatum kryeminitrit se nëse nuk jep zgjidhje për banorët, ato do të shkkojnë dhe nxjerrin zvarrë pasi po i merr frymën këtij populli.

“Sot ka ardhur koha që të vendosin vetë qyetarët. Jam i bindur se sot ju dhe të gjithë qytetarët jeni më të qartë se kurrë se kjo qeveri nuk është aty për t’ju përgjigjur juve. Ajo është aty për të mbrojtur narkotrafikantët. Nuk ka asnjë plan, asnjë program për mirëqenien e qytetarëve shqiptare. Ky zotëria arriti të largojë një studente nga klasa, por të jetë i qartë ai se ajo studentë, shokët e saj, prindërit e saj do ta nxjerrin zvarrë nga zyrat atë njeri.

Qytetarë ne i kemi bërë thirrje këtij njeri që të vijë dhe tu japë zgjidhje dhe ky njëri nuk ka ardhur këtu. Ka ardhur koha që të mbledhim forcat se meqë ky nuk vjen këtu do ti shkojmë ne atij. Sovrani duhet të shkojë që ti japë ultimatumin këtij njëriu. Ka ardhur momenti që ti shkojmë atje dhe ta nxjerrim zvarrë pasi po I mërr frymën këtij popullit. Ai duhet të shkojë në burg.”– u shpreh Balliu.

Ndërkohë i pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve ishte dhe ish deputeti socialist Eduard Ndocaj, i cili u shpreh se kjo qeveri duhet të largohet sa më parë pasi nuk mund të bëhet kompromis me krimin.

Modifikuar më Saturday, 19 Janar 2019 17:41
Login to post comments