Ilir Katiraj, qytetari që u arrestua pse hodhi në drejtim të Ramës këpucën në shenjë kundërshtimi për projektin korruptiv të Unazës që nxjerr në rrugë të madhe mbi 400 familje ka treguar në ditën e 77 të protestës rastet kur ndaj tij është bërë shantazh. Një rast tha Kartiraj është ditën kur u lirua nga burgu.
Katiraj më tej u bëri thirrje edhe banorëve të tjerë të Unazës të mbështesin kauzën se në këtë fazë të parë vërtet nuk do të prishen banesat e tyre, por në fazat e tjera edhe ata do të preken nga ky projekt i korruptuar.
Me mua i ke lyer duart me gjak tha Katiraj.
“Natën që jam liruar , unë te shtëpia kam dy pisha, ia vunë flakën atyre dhe banorët i kanë shuar. Ishte kërcënim. Të kam thënë që i ke lyer duart me gjak me mua. Dhe po vazhdon ti lyesh me gjak edhe me këta banorët e tjerë që po dalin për natë këtu me mua. Këtu do gjesh o unë ose ti vdekjen” përfundoi Katiraj.
(fjala e Katiraj në minutën e 24 të videos)