I plagosur ka mbetur Klorentin Shehu, i cili është qëlluar me plumb në këmbë.
I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Mësohet se uniformat blu kanë kryer kontrolle në banesën e të dyshuarit por nuk është gjetur aty, ndaj kërkimet janë përqëndruar në zonat përreth.