Ndërtimi i rrugës Arras – Lurë, domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit dhe kërkimin e mineraleve

Diel, 20 Janar 2019 16:16

Nga Vesel Hoxha*

Dibra ka nevojë për shumë rrugë dhe magjistrale të tjera rrugore që duhet të ndërtohen për tu vënë në shërbim të përshpejtimit të vënies në qarkullim ekonomik të pasurive te saj mbitokësore e nëntokësore.
Para se të përfundoj ndërtimi i Rrugës së Arbërit, dibranët duhet të mendojnë për hapat e mëtejshëm të projektimit e ndërtimit të magjistraleve të tjera rrugore për të garantuar një zhvillim të shpejt e të qëndrueshëm, për ti paraprirë perspektivave zhvillimore që ofrojnë pasuritë natyrore të saj në të gjithë territorin e bashkisë, të mbitokës dhe të nëntokës.
Rruga funksiononte vetëm në verë një muaj ose e shumta dy muaj. E thënë shkurt, rrugë e rregullt me projekt për Lurën ose më saktë nga Arrasi në Lurë, nuk është ndërtuar asnjëherë. Çdo thënie tjetër është një gënjeshtër e madhe ose një“shpifje” siç po përmendet shpesh kjo fjalë kohët e fundit.
Mineralet me origjinë magmatike si ato të Kromit, atome origjinë efuzivo-sedimentare të Bakrit, apo dhe disa minerale të Aluminit, të Manganit etj., si dhe shumë minerale të tjerë jo metalorë, që natyra nuk i ka kursyer, kanë perspektiva në Njësinë Administrative të Lurës e cila, sipas meje, kurrsesi nuk duhet llogaritur si një vend ku mund të zhvillohen vetëm turizmi malor, blegtoria, ajo pak bujqësi apo ndonjë investim tjetër prodhues me leverdi etj.
Për rrugë ka nevojë çdo skaj i atdheut. Rruga sjell zhvillim dhe pa rrugë, zhvillimi nuk duhet pritur. Por, për Lurën ndryshon puna. Një krahinë e tërë pa rrugë lidhëse me qendrën e saj historike e administrative gati një shekullore Peshkopinë, një krahinë që ndër shekuj ka bërë emër të mirë në gjithë Shqipërinë për bëmat e saj në historinë tonë të vjetër e të re, një krahinë aq e njohur për bukuritë natyrore madhështore, ndër më të bukurat e vendit tonë, për vetë specifikat që ajo ka, pa harruar pasuritë minerale etj. që janë dokumentuar jo vetëm nga shumë studiues të vendit tonë por edhe nga të huajt.
Për rrugë ka nevojë çdo skaj i atdheut. Rruga sjell zhvillim dhe pa rrugë, zhvillimi nuk duhet pritur. Por, për Lurën ndryshon puna. Bile ndryshon shumë. Një krahinë e tërë pa rrugë lidhëse me qendrën e saj historike e administrative gati një shekullore Peshkopinë, një krahinë që ndër shekuj ka bërë emër të mirë në gjithë Shqipërinë për bëmat e saj në historinë tonë të vjetër e të re, një krahinë aq e njohur për bukuritë natyrore madhështore, ndër më të bukurat e vendit tonë, për vetë specifikat që ajo ka, pa harruar pasuritë minerale etj. që janë dokumentuar jo vetëm nga shumë studiues të vendit tonë por edhe nga të huajt.
Lura turistike me emrin e saj të njohur jo vetëm për 14 liqenet akullnajorë me bukuri të rralla por, edhe për hapësirat e tjera pyjore që po ringjallen bashkë me ato livadhore të pa fundme me gjithfarë lulesh, me një morfologji terreni befasuese e mahnitëse, ku midis tyre veçojmë Lanë Lurën e famshme, Fushën e Pelave etj., pa hyrë më në detaje. Në këngët popullore Lura “nuk ka 14 liqene por, paraqite tme 7 liqene akullnajorë”, me tekste të shkruara dhe kompozime muzikore nga i paharruari dhe eruditi lurian Hilmi Kolgjegja, për të cilin shkrimtari, poeti e studiuesi i spikatur Xhafer Martini, shkroi një libër me titullin kuptim plotë “Një vend në panteon”.
Lind natyrshëm pyetja, pse nuk ka një rrugë të ndërtuar me projekt nga shteti, që do ta lidhte Peshkopinë me perlën e natyrës Shqiptare, me Lurën, qoftë dhe pa asfalt, që të funksiononte të paktën në 10 muajt e vitit, duke përjashtuar muajt e dimrit me shumë dëborë? Pse nuk u ndërtua kjo rrugë gjatë 46 viteve të kohës së socializmit enverian dhe28 viteve të demokracisë laramane, që për shumë arsye të pa arsyeshme, po vonohet së tepërmi vendi ynë drejt Europës, drejt përparimit e zhvillimit, të paktën të ishim të krahasueshëm me fqinjët? Përgjigjet janë komplekse dhe shumë të vështira për tu dhënë.
Vendi ynë po humb shumë kohë me gjëra që vetëm zhvillim nuk sjellin, as për fshatin, as për njësinë administrative, as për bashkinë e as për Shqipërinë tonë të dashur, por vetëm luftë partish për pushtet ku secila paraqitet me etur se tjetra, pa alternativa të qarta zhvillimi, me caktim deputetësh nga listat e kryetarit të partisë, në një kohë që e kemi lënë pas diktaturën, dhe jemi në të ashtuquajturën demokraci!? A thua se emisionet e “Opinion-it”në tv Klan apo të gjitha simotrat e kësaj kategorie nëpër televizione të tjera, do të zgjidhin problemet reale të popullit, do të zgjidhin problemet e investimeve prodhuese në Shqipëri, për ta shpëtuar vendin nga papunësia që e ka pllakosur bashkë me varfërinë? Apo emisione televizive si kategoria e emisionit “Histori Shqiptare” dhe drekat me mish qingji në përfshatrat e Shqipërisë do ta zhvillojnë turizmin etj.!? Mendoj se jo. Ata“rrahin fjalët në debate shterpe” por, nuk ndërtojnë rrugë, as nuk sjellin investime prodhuese për të zhvilluar edhe fshatin më të thellë të vendit.
Rrugët ndërtohen edhe duke u zgjuar komuniteti nga gjumi i thellë e duke ngritur zërin kudo ku frymohet e jetohet, duke kërkuar e duke kryers tudime e projekte cilësore, jo duke realizuar debate shterpe me tollovi pa fund në studiot televizive, deri në mani. Janë shtuar fjalët dhe pakësuar punët në dobi të popullit. Ka një mijë arsye pse ndodh kështu, por unë do nënvizoja vetëm një: Vënia në krye të punëve e njerëzve të pa aftë në çdo qelizë drejtimi të vendit dhe në çdo fushë zhvillimore, të cilëve nuk u ha meraku për hallet e komunitetit por e bëjnë gjumin të qetë. Populli thotë: Nuk i bihet në “thupër Kalit” kur i vihet “gomari” përpara.
Një krahinë e tërë pa rrugë, e habitshme por e vërtet. Për dekada lurasit kanë ardhur në Peshkopi në këmbë dhe janë kthyer në Lurë po në këmbë, të torturuar e të rraskapitur, në një kohë që drejtuesit shkonin në Lurë vetëm me makina, jo për të takuar popullin e për të qarë hallet me të por për të parë liqenet e saj, dhe kjo vetëm në muajin që mund të lëviznin pa ju rrëshqitur makina në baltën e rrugës së traktorit që hapi ushtria para 50 viteve! Habia më e madhe është edhe ana mashtruese e bërë sistematikisht ndër vite rreth këtij problemi sa herë vjen dimri, duke publikuar nëpër televizione e gazeta si të bllokuar nga bora një rrugë të pa ndërtuar, ku makinat mund të lëvizin vetëm një muaj në periudhën e verës dhe vetëm veturat e larta. Më keq akoma është heshtja ndaj këtij fakti, jo vetëm i Lurasve por dhe i intelektualëve dibranë?! Më ka bërë përshtypje të madhe fakti kur jepej rëndomë në lajme me titra pothuajse nga të gjithë televizionet e Tiranës, se është e pakalueshme rruga Peshkopi – Lurë! Pë rtë qeshur dhe për të qarë nga ky lajmi neveritshëm dhe krejt i pa vertet. Turp! Bile turp i madh! Si mundet të shkruajnë gjëra të tilla të pavërteta. Nuk e di a futet kjo në kategorinë e “shpifjes”!? Po ministria përkatëse si nuk reagon?! Nuk e din ajo se nuk ka ndërtuar asnjëherë rrugë Peshkopi – Lurë ose më saktë Arras – Lurë!? Sigurisht që e dinë mirë të gjithë, të majtë e të djathtë, por, me sa duket ecin sipas parimit – sa ta haj ky popull!
Unë gjykoj se ndaj këtyre lajmeve duhet të reagojnë institucionet e shtetit nga njësia në bazë, bashkia, Këshilli i Qarkut, Institucioni i Prefektit të Qarkut (që për habinë time e thërrasin në mënyrë të kundraligjshme Prefekturë deri dhe nga kryeministri i vendit).
Unë nuk jam nga Lura. Jeta dhe profesioni me ka lidhur ndër vite me Lurën në kërkim të pasurive minerale që mbart nëntoka e saj, pa lënë pas dhe natyrën e saj. E njoh këtë trevë me pëllëmbë kur i thonë, bile që në fëmininë time kur shkonin me stane për verim në Lanë Lurë e bukur, me ajrin e pastër, të gjelbëruar dhe ujëplotë. Në vitet e largëta të të ashtuquajturit socializëm, u ndërtua një rrugë traktori 2.5 m e gjerë ose një rrugë ushtarake për makinat e ushtrisë, makina të larta e me tek goma, që ishin në gjendje të kalonin në rrugë të tilla për të transportuar artilerinë e luftës për në repartin ushtarak në Qafën e Tajanit, afër Lanë Lurës, artileri e cila kishte për qellim të pengonte në rast lufte, futjen e forcave tokësore të armikut në drejtimin e Malit të Sorokolit dhe Rrafshit të Korabit.
Pra, rruga funksiononte vetëm në verë një muaj ose e shumta dy muaj. E thënë shkurt, rrugë e rregullt me projekt për Lurën ose më saktë nga Arrasi në Lurë, nuk është ndërtuar asnjëherë. Çdo thënie tjetër është një gënjeshtër e madhe ose një“shpifje” siç po përmendet shpesh kjo fjalë kohët e fundit. Si mundet të gënjehet ditën për drekë edhe nga autoritetet shtetërore, duke thënë, “është bllokuar nga bora rruga Peshkopi – Lurë ose Arras- Lurë”? Shpresojmë që të mos e dëgjojmë më këtë togfjalësh në këtë dimër që po vjen.
Rruga është domosdoshmëri për lurianët edhe sikur ajo të hapej vetëm për të lidhur Lurën me qytetin e Peshkopisë, ku ata kanë qendrën e bashkisë së tyre, me të cilën e lidhin hallet dhe problemet. Pas dy viteve e gjysmë pritet të përfundoj edhe ndërtimi i Rrugës së Arbërit, e cila do ta afroj Tiranën me Peshkopinë në rreth 90 km, nga 170 km që është sot dhe Lurën me Tiranën nëpërmjet Peshkopisë në rreth 125 km. Deri në Arras ajo tashmë ka ardhur, me hapjen e rrugës së re nga Shkolla e Kastriotit, me urë të re në lumin e Drinit të Zi, duke shkurtuar distancën Peshkopi – Arras rreth 10 km. Kësisoj, rruga Peshkopi – Arras-Lurë do të këtë një gjatësi totale rreth 34 – 36 km, nga 45 km që ka qenë sipas variantit nga Rruga e Rinisë nëpërmjet Muhurrit. Mbetët për tu ndërtuar18 apo 20 km rrugë, qoftë dhe më gjerësi 5 apo 6 m e asfaltuar, për të cilën mendojmë se nuk do të këtë kosto të lartë falë dhe faktit se gjysma e gërmimit është bërë nga ushtria dekada më parë. Rruga gjarpëron në një terren malor që nga ana gjeologjike ka përparësi, duke kaluar në formacione karbonatike të forta (kryesisht gëlqerorë), duke kërkuar pak ura të vogla apo turbina, në ato pak përroska që e ndërpresin aksin e saj. Rruga Arras – Lurë duhet të ndërtohet një orë e më parë për perspektivat që do të hap në disa drejtime zhvillimore për krahinën.
Para ca kohësh bëri një vizitë në Lurë edhe kryeministri Rama. Nuk dua të futem në komentimin e vizitës por dua të nënvizoj një fakt. Një bashkëbisedues i kërkoj kryeministrit rregullimin e rrugës Lurë – Kurbnesh – Perlat, ndërkohë që Rruga e Arbërit është në ndërtim dhe pritet të mbaroj në marsin e vitit 2021 nga ku, me ndërtimin e rrugës Arras – Lurë, lurianët jo vetëm lidhen me Peshkopinë por, do të udhëtojnë nga Lura në Tiranë në kohën më të shkurtër të mundshme se në çdo drejtim tjetër, pra krahasuar edhe me drejtimin Kurbnesh – Përlat – Rreshen.
U habita edhe me faktin që nuk e kërkuan lurianët rrugën Arras – Lurë, një rrugë që nuk kërkon shumë para, një rrugë e shkurtër që i lidh me Dibrën, jo thjeshtë se varen nga Bashkia e Dibrës apo i lehtëson lurasit në shumë aspekte zyrtare, private a biznesi etj., por dhe perspektivën e lidhjes me kryeqytetin e kanë nga Rruga e Arbërit e cila, shpresojmë të ndërtohet në afat e me standardet e kohës ashtu siç po thuhet e shkruhet.
Rruga Arras – Lurë jo vetëm do të zhvilloj atë krahinë të lënë pas dore por, kjo rrugë do të jetë në vetvete dhe një rrugë panoramike e papame dhe, jo vetëm kaq. Në stacionin e parë të saj në Çidhën do të hap perspektiva turizmi veçanërisht për të vizituar gjeomonumentet e natyrës që ndeshen në Grykën e Setës nga Ura e Setës e Kepi i Xhitetit e deri ne afërsi të Gur – Lurës, me kanione të shumta të thella e magjepse, me shpella karstike interesante e ujëra që rrjedhin prej tyre si kristali etj. Në vazhdim ndeshet me Luginën karstike të Pratit, e cila në anën perëndimore ka Qafën e Tajanit. Tajani, një pikë dominuese ku shikohet si në pëllëmbë të dorës80 % e Dibrës e më gjerë, ku në anën lindore vrojtohet Mali i Gjallicës, Malësia e Sorokolit, Malësia e Korabit, Malësia e Gramës, Mali i Velivarit etj., dhe në anën perëndimore Mali Xharxhixhtit, Mali i Pllajut, Mali i Runjës, Mali i Pratit etj. Në vazhdim kjo rrugë do të ndërpresë mes për mes Lanë – Lurën që të mrekullon që në shikimin e parë, një fushë e madhe karstike me vlera të jashtëzakonshme nga të katër anët, e njohur në rang kombëtar e rajonal. Vazhdimi i saj drejt jugperëndimit – Luginës karstike të Xharxhishtës apo drejt verilindjes, Majës së Madhe, e bënë atë më madhështore dhe piktoreske.
Dua të nënvizoj faktin se kjo rrugë kalon në territorin e Vendorigjinës së Kastriotëve, aty ku u zhvillua Beteja e Madhe e Torviollit midis Ushtrisë Osmane dhe Ushtrisë së Lidhjes së Lezhës, që komandohej nga Skenderbeu. Më tej vazhdon në Arras, aty ku filloj Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912 kundër ushtrisë osmane, me 26-27 mars dhe, aty ku u formua Qeveria e Arrasit e vitit 1920. Pasi kalon Urën e Përroit të Setës, rruga fillon ngjitjen drejt fshatit Çidhën, aty ku, në vitin 1466 u krye nga Sulltan Mehmeti i II masakra më e madhe në historinë tonë kombëtare, në territorin midis dy kalave të kësaj treve, ku i shkoj në thikë sipas Barletit, 8 deri 10 mijë burra, veç grave dhe femijëve. Pra është një rrugë e mbushur me përmendore e lapidare që dëshmojnë dhe gjëmojnë për historinë, një vlerë tjetër e madhe kjo, në shërbim të turizmit dhe memories tonë kombëtare, shumë pranë Muzeut të Kastriotëve në Sinë. Në këtë rrugë ka kaluar edhe dërgata e mbretit Maqedon Perseu në vitin 169 para Krishtit për bisedime me Gentin (mbretin ilir) kundër romakeve, pasi kreu masakrën mbi Oenen, kryeqendrën e Penestëve.
Pra pa u zgjatur më tej, kjo rrugë do të jetë rruga që do të rilind jo vetëm Lurën në tërësinë e saj por, dhe zonën ku kalon në çdo kilometër të saj. Jam tejet i bindur se ndërtimi i kësaj rruge strategjike, me plotë kuptimin e fjalës, edhe pse tejet e vonuar, do të tërheq shumë investitorë vendas e të huaj të interesuar për pasuritë nëntokësore të saj, për kërkimin, zbulimin dhe shfrytëzimin e disa mineraleve që ka krahina e Lurës, që për shumë e shumë arsye kërkimet gjeologjike që u realizuan në kohën e monizmit, vetëm sa“e kanë gërvishtur”atë. Pa dashur të futem në histori në analiza e fakte, mund të them se nga Bulqiza e largët nuk mund të kërkoheshin mineralet në Lurë. “Hija e Malit të Duriçit” në atë kohë, pengoi intensifikimin e kërkimeve gjeologjike në të gjithë Dibrën, pra edhe në Lurë. Qendra e ndërmarrjes gjeologjike në Bulqizë, fokusoi punimet dhe investimet vetëm rrotull vendburimit të njohur të Bulqizës, duke u përqëndruar në realizimin e detyrave të kromit aty e, duke lënë në hije zonat e tjera.
Midis shume e shume arsyeve, edhe këtu mungesa e rrugës padyshim që ka pjesën e luanit. Mineralet me origjinë magmatike si ato të Kromit, atome origjinë efuzivo-sedimentare të Bakrit, apo dhe disa minerale të Aluminit, të Manganit etj., si dhe shumë minerale të tjerë jo metalorë, që natyra nuk i ka kursyer, kanë perspektiva në Njësinë Administrative të Lurës e cila, sipas meje, kurrsesi nuk duhet llogaritur si një vend ku mund të zhvillohen vetëm turizmi malor, blegtoria, ajo pak bujqësi apo ndonjë investim tjetër prodhues me leverdi etj.
Dibra ka nevojë për shumë rrugë dhe magjistrale të tjera rrugore që duhet të ndërtohen për tu vënë në shërbim të përshpejtimit të vënies në qarkullim ekonomik të pasurive te saj mbitokësore e nëntokësore.
Para se të përfundoj ndërtimi i Rrugës së Arbërit, dibranët duhet të mendojnë për hapat e mëtejshëm të projektimit e ndërtimit të magjistraleve të tjera rrugore për të garantuar një zhvillim të shpejt e të qëndrueshëm, për ti paraprirë perspektivave zhvillimore që ofrojnë pasuritë natyrore të saj në të gjithë territorin e bashkisë, të mbitokës dhe të nëntokës.
Unë parashtrova apo sugjerova si fillim, si aksin më emergjent, Rrugën e Lurës, një rrugë për të cilën nuk justifikohet mosndërtimi i saj prej më shumë se një shekulli nga drejtuesit e Lurës, ato të Dibrës e deri tek autoritetet qendrore që kanë peshën kryesore, duke penguar me ose pa qëllim zhvillimin e kësaj krahine aq të dëgjuar në të gjithë Shqipërinë.

* Autori i shkrimit ka titullin akademik profesor i asociuar, ish punonjës shkencor në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dhe pedagog i jashtëm në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Marre nga Rruga e Arberit

Modifikuar më Diel, 20 Janar 2019 16:24
Login to post comments