Çaji nga lëvorja e hollë e arrës, pastrues i fuqishëm për arteret

Diel, 20 Janar 2019 17:41

Kur përgatitet në këtë mënyrë, pastron arteriet, eliminon dhimbjen e gjoksit dhe rregullon presionin e gjakut.

Çaji prej lëvores së hollë që ndan pjesën e mishit nga arra, të cilën e hedhim gjithmonë, është provuar të jetë shumë efektive për pastrimin e arterieve të zemrës, parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe uljen e temperaturës së lartë të trupit.

Meqë ngushtimi i arterieve të zemrës zakonisht shkaktohet për shkak të helmimit kronik nga nikotina, ky çaj rekomandohet veçanërisht për duhanpirësit, transmeton KosovaPress.

Pini çajin në stomakun bosh. Do të ishte më mirë të pini çdo ditë, pasi rregullon presionin e gjakut dhe lehtëson dhimbjen e gjoksit.

Ju do të ndiheni më mirë pas gotës së parë të çajit. Nëse vazhdimisht ndjeni dhimbje gjoksi, duhet të pini çaj derisa dhimbja të ndalet dhe temperatura juaj të bie.

Login to post comments