Studentja Agaj: Si u ndjeva kur më nxori jashtë Rama

Hënë, 21 Janar 2019 21:36

Klodiana Agaj u nxor jashtë nga kryeministri Edi Rama gjatë zhvillimit të një mbledhje në Qytetin Studentit të shtunën.

Agaj rrëfeu në studion e "360 Gradë" gjithçka ndodhi atë ditë.

Agaj: Ishte një takim në Qytetin Studenti. Ne nuk ishim të informuar. Vjen një moment kur kryeministri flet për ligjin e arsimit të lartë duke thënë se ky ishte baza për transformimin e arsimit. Ngrihem që t'i drejtojë një pyetje kryeministrit se kur do të plotësoni 8 pikat. Mu duk më shumë si monolog. Kam ngritur dorën dhe kam thënë kam një pyetje. E kam pyetur kur do të plotësohen 8 kërkesat dhe kur do të rrëzohet ligji i arsimit të lartë.

Në këtë moment më ka thënë të mos ndërhyj, por fakti që është kryeministër nuk u jep të tjerëve të drejtën për të mos ndërhyrë. Aty pashë pedagogë, dekanë, zv/dekanë që kishin ardhur me sa duket në mbështetje të vendimit të kryeministrit. U thashë që studentët do të vazhdojnë bojkotin. Nuk më bëri përshtypje kur të tjerët duartrokitën. Takimet janë kthyer si mbledhje të forumeve partiake. Studentët e vërtetë janë në bojkot.

Modifikuar më Hënë, 21 Janar 2019 21:37
Login to post comments