"Ja si kontrollon qeveria universitetet"

Hënë, 21 Janar 2019 22:03

Pedagogu Ndriçim Mehmeti i ftuar në "360 Gradë", tregoi se si Ministria e Arsimit kontrollon universitetet.

Mehmeti: Ka një pakt të kryeministrit dhe nuk ka një pakt të studentëve. Çështja është a keni një vizion? Që nis me rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë dhe vijon me përgjegjësinë e atyre që personave që edhe me ato pak nene, nuk e kanë bërë detyrën siç duhet. Thotë do të shpërndajë bursat. Nuk i ndan ti mor zotëri, sepse i ndan një agjenci kombëtare. Ja ku është shantazhi. Ministria e Arsimit dërgon këtë formular dhe i thotë çdo universiteti. Ministria i thotë shikoni me vëmendje universitetet dhe na i sillni të skanuar. Me këtë, qeveria, Ministria e Arsimit kontrollon drejtpërsëdrejti universitetin. As në shkollë të mesme nuk ndodh kjo.

Modifikuar më Hënë, 21 Janar 2019 22:03
Login to post comments