Skandali me emërimet në burgje, ish-drejtori i Burgut 313, Saimir Mulgeci: Dhe sa do të mbajnë hallkat e sistemit!

Hënë, 21 Janar 2019 22:12

Emërimet politike në administratën publike sidomos në polici dhe sistemin e burgjeve është një skandal i përmasave të mëdha, gjë që u konfirmua dhe në përgjimet e Prokurorisë gjë që solli dhe arrestimin e Drejtorit të Përgjithshme të Bugjeve!.

Vec reagimeve të politikës dhe analistëve një pres personave që sapo ka reaguar para pak është dhe një specialist i sistemit të Burgjeve, ish-drejtori i burgut 313, aktualisht kryetar i degës së PD-së nr.9 Tiranë, Saimir Mulgeci. Në rrjetin social FB, z.Mulgeci pohon se Si njohes i sistemit te burgjeve jam teresisht i neveritur nga qasja e pushtetareve per te futur duart kudo, per ta perlare ate sistem te ndertuar me shume mund, sakrifice, profesionalizem, pergjegjshmeri dhe me nje mbikqyrje te rrepte nga institucione serioze te BE ne vitet 2005-2013 kohe ne te cilen isha pjese e pergjegjesise se drejtimit ne tre prej institucioneve me te rendesishme te sistemit te Burgjeve.
Ja çfarë shkruan ish-drejtori i Burgut 313 (kreu i degës së PD nr.9 Tiranë, Saimir Mulgeci)
Si njohes i sistemit te burgjeve jam teresisht i neveritur nga qasja e pushtetareve per te futur duart kudo, per ta perlare ate sistem te ndertuar me shume mund, sakrifice, profesionalizem, pergjegjshmeri dhe me nje mbikqyrje te rrepte nga institucione serioze te BE ne vitet 2005-2013 kohe ne te cilen isha pjese e pergjegjesise se drejtimit ne tre prej institucioneve me te rendesishme te sistemit te Burgjeve.
- Keta zullumqare, harrojne se ka nje ligjberje ne fuqi te miratuar ne vitin 2010 qe percakton kriteret e rekrutimit dhe cdo levizje ne kete sistem, kritere te cilat nuk mund te cenohen sepse perben veper penale.
Keta drejtues injorante dhe vegla te politikes shkelin ligjin duke pretenduar se ligji duhet te ndeshkoje opoziten dhe jo se ligji duhet te veproje njesoj per te gjithe.
Bejne dallavere neveritese edhe me nivele punesimi baze apo te mesem, si ushunjeza ku te thithin sa te mundin.
Kjo eshte Shqiperia qe do Rama, por jo qe meritojne shqiptaret. Ky eshte pazari i radhes qe po gatuan kazani i qeverise ne cdo nivel dhe vater shqiptari. Kjo eshte katrahura ku ka perfunduar sistemi ligjor, ku pushtetari i zhytur ne korrupsion nuk ndeshkohet, por ftohet te jape deklarata “vetedorezimi” dhe “vetefajesimi”.
Shqiptaret duhet te ngrihen te gjithe per ti mbyllur deren kesaj te keqje qe na eshte ulur kembekryq ne cdo dere.
Prokuroria te hetoje dhe te çoje para drejtesise cdo politikan te cdo niveli qe ka nderhyre dhe eshte perzier ne keto pazare. Po nuk u be kjo, nuk ka dite te mire per shqiptaret.
PD eshte e angazhuar te mbeshtese me prova dhe fakte cdo iniciative ndeshkuese te se keqes qe po shkermoq cdo shqiptar.

Login to post comments