INSTAT zbulon të dhëna të habitshme! Çereku i shqiptarëve janë ende... të virgjër!

Tuesday, 22 Janar 2019 09:19

Shqipëria është përfshirë në një trajektore rënëse të shtesës natyrore të popullsisë për shkak të nivelit të lartë të emigracionit dhe numrit të ulët të lindjeve.

Përpos kushteve ekonomike që vështirësojnë sjelljen një jetë të një fëmije, shqiptarët gjithnjë e më shumë po bëhen individualistë, pasi gati 25 për qind e popullsisë nuk preferojnë të përfshihen në një marrëdhënie seksuale.

Një anketë e përbashkët e INSTAT dhe Institutit të Shëndetit Publik e zhvilluar në rreth 16 mijë familje shqiptare në mes shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018 gjeti se, 24 për qind grave në moshën 15-49 vjeç dhe 23 për qind e burrave në këtë grup moshë nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale.

 

Shtatë për qind e grave dhe 5% e meshkujve raportuan se marrëdhënia e tyre e fundit seksuale ka ndodhur më shumë se një vit përpara sondazhit. Në mesin e grave dhe burrave të moshës 15-49 vjeç, 59% e grave dhe 54% e meshkujve kishin marrëdhënie seksuale gjatë 4 muajve të studimit.

Virgjëria në këto nivele në popullsinë madhore ne Shqipëri është e krahasueshme me Japoninë, vendi në të cilin rreth 30 për qind e popullsisë në moshë madhore nuk preferojnë të përfshihen në një marrëdhënie seksuale sipas rezultatit te një ankete që u publikua në mediat ndërkombëtarë dy ditë më parë. Kjo preferencë e japonezeve e ka përkeqësuar cilësinë e popullsisë në Japoni, duke bërë që vendi të pakësohet me mbi 400 mijë persona në vend prej mungesës së lindjeve. Kjo tendencë në Japoni ka bërë që mediat e huaja vazhdimisht të shkuajnë për krizën e fertilitetit të Japonisë që po krijon shqetësime ekonomike dhe sociale që nuk janë parë ndonjëherë më parë, duke e quajtur një

Ekonomistët kanë një emër për vendet që kontraktohen për shkak të këtyre zhvillimeve: “bombë me sahat demografike”. Në këto vende, shpenzimet në rënie zvogëlojnë ekonominë, e cila dekurajon familjet që të kenë fëmijë, gjë që e zvogëlon ekonominë më tej. Ndërkohë, njerëzit jetojnë më gjatë se kurrë më parë.

Burrat pa përvojë seksuale në Dibër dhe Elbasan, gratë në Shkodër dhe Kukës

Rezultatet e anketës tregojnë se numri më i madh i popullsisë në moshë të rritur që nuk ka pasur asnjë përvojë seksuale në jetë janë në qarqet e Veriut. Në qarkun e Dibrës 34.6% e burrave të moshës 15-49 vjeç nuk kanë kryer asnjëherë në jetën e tyre marrëdhënie seksuale, më pas vjen qarku i Elbasanit me 32 për qind të meshkujve, Durrësi me 31 % të burrave dhe Kukësi me mbi 30 për qind të burrave,.

Ndërsa numri ma i madh i grave të virgjëra është në Shkodër, me 36.2 për qind femrave në moshën 15-49 vjeç, më pas Kukësi me 32 % e të femrave, Lezha me 28% të grave, dhe Dibra me 24.3 %.

21 vjeç, mosha mesatare për marrëdhënien e parë seksuale

Rezultatet e anketës tregojnë se, mosha mesatare në marrëdhënien e parë seksuale për gratë e moshës 25-49 vjeç është 20.9 vjeç.

Mosha mesatare në marrëdhënien e parë seksuale për meshkujt 25-49 vjeç është 20.8, praktikisht identike me atë të femrave.

Më shumë burra sesa gratë kanë marrëdhënien e parë seksuale në adoleshencën e hershme, nga mosha 15 ose 18 vjeç, por në moshat e mëvonshme, përqindja e njerëzve që iniciojnë aktivitete seksuale ka tendencë të jetë paksa më e madhe tek gratë.

Mosha mesatare e marrëdhënieve të para seksuale nuk ka ndryshuar shumë për gratë në dekadën e mëparshme të anketës (20.9 vjet në 2008-9 dhe 2017-18 anketa ADHS).

Përqindja e meshkujve mbi 25 vjeç që raportojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale në moshën 15 vjeç është rritur nga më pak se 1% në 2008-9 në 3% në 2017-18, dhe përqindja e femrave që raportojnë se kanë a pasur marrëdhënie seksuale në moshën 18 vjeç është rritur nga 8% në 2008-9 në 15% në 2017-18.

Gratë në kuantilin e lartë të pasurisë tentojnë të fillojnë aktivitetin seksual në një epokë të mëvonshme. Modeli është i kundërt me meshkujt.

Rënia e fertilitetit dhe tkurrja e popullsisë

Norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend rënës që prej 2013-s. Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Kjo normë ishte dhe më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian në 2016-n. Lindjet mesatare për grua në Bashkimin Europian ishin 1.6. Kjo normë varion nga 1.94 lindje në Francë deri në 1.4 në Spanjë dhe në Itali.

Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje.

Qarqet që kanë të njëjtën mesatare lindshmërie prej 1.6, sa edhe mesatarja e Bashkimit Europian, janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua.

Dy qarqet me normë më të lartë lindshmëria janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 2.2 dhe 2.3 lindje për grua.

Nga viti në vit, numri i lindjeve po bie me shpejtësi, duke sinjalizuar një situatë tashmë alarmante për popullsinë e vendit. Zhvillimet demografike po bëhen dramatike edhe prej emigracionit të lartë të moshave të reja, duke sinjalizuar një perspektivë jo të mirë për zhvillimet sociale dhe ekonomike në vend në të ardhmen e afërt.

Sipas INSTAT gjatë 9-mujorit 2018, numri i bebeve të lindura ishte 22% më e i ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këtë vit lindën 5266 bebe më pak dhe kjo rënie është shumë më e madhe edhe se skenari pesimist për projeksionet e popullsisë 2011-2031 lëshuar nga INSTAT.

Përgjithësisht numri vjetor i lindjeve në Shqipëri luhatet në 32-24 mijë bebe në vit. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 30 mijë bebe, teksa gjatë 9 muajve të 2018 kanë lindur vetëm 18,120 bebe. Sipas skenarit pesimist të projeksioneve të popullsisë te INSTAT, numri i bebeve të lindura me 2018 duhet të jetë pak më shume se 27 mijë foshnja. Që të përmbushet projeksioni i skenarit pesimist duhet të lindin së paku edhe 9 mijë foshnja në të gjithë vendin në tremujorin e mbetur./Monitor

Login to post comments