Rritet numri i aksidenteve në dhjetor, grupmosha 25-35 vjeç shkakton mbi 31% të tyre

Tuesday, 22 Janar 2019 09:44

Në vitin 2018 u numëruan 136 aksident rrugore me një rritje 3 për qind në raport me dhjetor 2017. Instituti i Statistikave raportoi të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore ku pavarësisht rritjes së numrit të aksidenteve, pasojat fatale në jetë njerëzish kanë qenë më të ulëta dhe po kështu edhe të plagosurit.

“Në muajin Dhjetor 2018 numërohen 136 aksidente rrugore nga 132 aksidente të ndodhur në Dhjetor 2017, duke u rritur me 3,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Dhjetor 2018, numri i të aksidentuarve ( të vrarë dhe të plagosur) është 162 persona nga 170 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 4,7 %. Numri i të aksidentuarve në vitin 2018, është 2.291 duke u ulur 12,3 %, krahasuar me vitin 2017. Në muajin Dhjetor 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 23 persona nga 16 që ishte një vit më parë. Në vitin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 213 nga 222 që ishte një vit më parë “thuhet në raport.

Shifrat reflektojnë të dhëna problematike lidhur me sjelljen e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që grup mosha më problematike mbetet ajo 25-35 vjeç që shkakton rreth një të tretën e aksidenteve.

“Në Dhjetor 2018, aksidentet rrugore, në 71,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 31,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 16,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2018, aksidentet rrugore, në 20,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 5,4 % krahasuar me një vit më parë” vlerëson INSTAT.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...