Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd, ndërsa një person ka mbetur i plagosur, të paktën sipas raportimit të policisë për ngjarjen. Drejtuesi i mjetit ka qenë Haxhi Çollaku, kryetar i PS-së në Përrenjas, dhe njëherësh ish-kryetar komune.
Ndërkohë të njëjtat burime pohojnë se gjendja e të aksidentuarit ka qenë e rëndë dhe ai është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për të marrë ndihmën e mjekëve, ndërsa më tej nuk dihet fati i tij.
Ajo që përbën çudi është fakti se në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhet se plagosja e këmbësorit ka qenë e lehtë. Ish-kryeministri Berisha në denoncimin e tij thotë se personi i plagosur ka ndërruar jetë, dhe ngjarja po fshihet.
Denoncimi i ish-Kryeministri Berisha
Po te shtypen drejtuesit e organizates kriminale Rilindja ne pushtet, fajin e ke vet!
Kryetari i Partise kanabiste te Prenjasit, Haxhi Çollaku shtyp per vdekje qytetarin.
Narkopolicia dhe partia deklarojne:
Fajin e ka viktima!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pshd doktor krytari partise socalishte prrenjas ka vrare me makine ai eshte haxhi collaku tani ja lene vajte viktime cfare behte keshtu oo doktore zoti te rruajte
Eshte per kandidate per kryatre bashkia bene fushate per vete
Jooo para pak min ka pere akisdenti ky tip ku polica edhe media edi ja vene fajte viktimes