1 ton drogë është sekuestruar ditën e sotme në një gomone në lumin Vjosa nga policia. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen si posedues të lëndëve narkotike.
Policia e Fierit, Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Drejtoria e Policisë ne Vlorë kanë arritur t`i arrestojnë dy autorët në flagrancë, të cilët janë të moshave 33 dhe 39 vjeçare.
Operacioni i quajtur ‘Vjosa’ u finalizua me sukses, ku arrestoi dy autorët A.A, dhe E.Xh,. Ndërkohë, policia ende po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.