Policia e Gjirokastrës ende nuk ka ndaluar autorët që grabitën një biznes në Memaliaj.
Pronarja Thëllëza Mustafai rrëfen momentet e terrorit dhe kërcënimit nga grabitësit.
Gruaja që u sulmua nga grabitësit një ditë më parë në Memaliaj është ende e tronditur. Ajo thotë se autoret ishin dy persona të maskuar dhe pasi hynë në dyqan kërkuan lekët.
Njëri prej tyre qëlloi me tytën e pistoletës tregtarin Mustafa Mustafai.
Kurse e shoqja Thëllëza tentoi t’i heqë kapuçin tjetrit, raporton abc.
Ky i fundit e goditi me armë në kokë. Më pas ata u largua nga dyqani me një makinë të bardhë.
70 vjeçari dhe bashkëshortja pasi morën ndihmën mjekësore në spital u larguan për në shtëpi. Shuma e grabitur sipas policisë është 500 mijë lekë të vjetra dhe një telefon. Policia e Gjirokastrës shoqëroi disa persona, por ende nuk ka ndaluar autorët e grabitjes.