Sulmi ndaj policisë tek Tregu Agroushqimor në Elbasan, Çela akuzohet për tentativë për vrasje

E mërkurë, 23 Janar 2019 19:58

Për sulmin ndaj Policisë në Tregu Ushqimor në Elbasan Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj Suel Çelës. Ky i fundit akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Suel Çela drejtonte makinën Audi që goditi automjetin e ish zv.drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi.

Kjo ngjarje ndodhi në Tregun Agro-Ushqimor në 18 shtator të 2017-së në Elbasan. Në këtë datë në mbrëmje para tregut Agro-Ushqimor Pplicia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi që drejtohej nga Suel Çela ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit.

Login to post comments