Kolanës së librave mbi të drejtat e grave i është shtuar një titull i ri i Fakultetit të Drejtësisë, UT, i përgatitur nga Argita Malltezi, Jonida Rystemaj dhe Armela Kromiçi.
Këtë herë mbi të drejtat e bashkëshortes në shoqëritë tregtare që janë pasuri e përbashkët e krijuar gjatë martesës, ndonëse janë regjistruar vetëm në emër të bashkëshortit.
Kodi shqiptar i familjes përcakton se regjimi pasuror i bashkësisë ligjore përfshin veprimtarinë tregtare të krijuar gjatë martesës dhe të ardhurat prej saj, por u deshën më shumë se dy dekada pas rivendosjes së ekonomisë së tregut në Shqipëri dhe fillimit të aktivitetit të shoqërive tregtare, përpara se në gjykatë të paraqiteshin paditë e para që pretendonin bashkë-pronësinë e të dy bashkëshortëve mbi subjektet tregtare të krijuara gjatë martesës.
Zhvillimi i doktrinës dhe jurisprudencës është ende në hapat e para për sa i përket kësaj sfere. A janë subjektet tregtare të krijuara pas martesës në bashkëpronësi të bashkëshortëve, pavarësisht se në emër të cilit prej tyre janë regjistruar?
A rrezikon pavlefshmëri absolute apo pavlefshmëri relative tjetërsimi i subjektit tregtar pa pëlqimin e bashkëshortes?
Botimi me titull ‘Të drejtat e grave në shoqëritë tregtare që janë pjesë e bashkësisë ligjore’, përmban prezantimeve në dy ëorkshop-et e organizuara mbi këtë temë nga pedagogë të FDUT dhe ekspertë të huaj, figura të njohura të botës akademike dhe praktikës, duke synuar t’u japë përgjigje këtyre problemeve dhe shumë të tjerave nën këndvështrimin e legjislacionit shqiptar dhe disa legjislacioneve të huaja të ngjashme me të.
Libri do të shpërndahet falas ne bibliotekat e fakulteteve të drejtësisë në vend dhe tek grupet e tjera të interesit.