Dëshira për të qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe për të mikluar zgjedhësit e tyre i bën jo pak herë qesharakë politikanët shqiptarë.
Kësaj radhe, në këtë grackë ka rënë Mimi Kodheli, e cila përmes faqes së saj në Facebook ka postuar një foto të bukur të një liqeni gjysmë të ngrirë duke e shoqëruar me tekstin: Kanioni i Shejes Bicaj, Kukës.
Por, nga një kërkim i thjesht në Google Images rezulton se kjo foto nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe aq më pak me Kukësin, shkruan Albeu.com.
Madje, kjo foto që Kodheli e shet sikur të ishte nga Bicaj i Kukësit është shkrepur të paktën 9 mijë kilometra larg nga Shqipëria, pikërisht në Nebraska të SHBA-ve.
Duket se Kodheli nuk e njeh mirë zonën që pretendon se përfaqëson në Kuvend, gjë të cilën ia ka thënë edhe njëri prej komentuesve në Facebook poshtë fotos në fjalë.