Gjendet i vdekur ish-karabinieri italian në Gjirokastër

Saturday, 26 Janar 2019 12:50

Një shtetas italian është gjetur pa jetë në lagjen ‘Dunavat’ në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 74-vjeçarin e identifikuar si Fausto Franko Bistri, me leje qëndrimi në Shqipëri, Gjirokastër.

Mësohet se viktima ka qenë karabinierë por tashmë në pension. Po kështu bëhet e ditur se 74-vjeçari bashkëjetonte prej tre vitesh me një shtetase shqiptare.

 

Nuk dihen ende motivet zyrtare të vdekjes por dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Login to post comments