Lidhja jashtë martese, vëllai vrau të dashurin e motrës, fshehu krimin

Saturday, 26 Janar 2019 13:02

Zbulohet motivi i vrasjes në Zallbastar të Tiranës. Me sa duket shkak për vrasjen e 34-vjeçarit Arben Gjeci është bërë një lidhje dashurie me një grua të martuar. Mësohet se ka qenë vëllai i vajzës 20 vjeçe që donte 34-vjeçari ai që e ka plagosur rëndë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë që sollën më pas vdekjen e tij në Spitalin e Traumës.

20-vjeçarja, E. Cani, e cila është arrestuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ishte e martuar me shtetasin D.K., 29 vjeç, edhe ky i arrestuar, njëkohësisht është motra e autorit dhe e dashura e viktimës.

 

Bashkëshorti i 20-vjeçares, D.K. , 29 vjeçe dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj E.Cani, 31 vjeç. Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar rëndë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha.

Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga. Edhe bashkëshorti i saj D.K. është arrestuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi në banesën e tij është gjetur një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

Login to post comments