Protesta në Gramsh: Mos prekni kanionin! VIDEO

Saturday, 26 Janar 2019 14:21

Shoqëria civile, banorë të Gramshit dhe deputetët e PD-së  kundërshtojnë ndërtimin e HEC në kanionet e Holtës.

Banorët i kërkojnë ministres Balluku anulimin dhe jo pezullimin e vendimit.

Deputeti i PD-së, Endri Hasa përmes një statusi në profilin e tij, ka treguar sesi ka nisur puna nga qeveria për rrënimin e kësaj mrekullie.

Reagimi i Endri Hasës: 

Të paskrupullt, të pafytyrë dhe të babëzitur. Kjo është diga që Damiani dhe Taulant Balla kanë ndërtuar për ti zenë frymën kanionit të Holtës.
Tashmë është shkatërruar shtrati pranë kanionit. Fasada qeveritare me dëgjesa kolltukësh "Live" nuk e mbulon dot atentatin që tashmë i eshte bere Holtës.
Qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë nuk do ta lejojnë që shkatërrimi të vazhdojë. Projekti në Holtë dhe të 13 projektet në kanionet dhe bukuritë natyrkre të Gramshit duhet të anullohen menjëherë!
Përgjegjesit për këtë krim e kanë vëndin në burg!

Login to post comments