Gazetarët zënë ngushtë Ardi Veliun: Jam i papërgatitur

Saturday, 26 Janar 2019 13:44

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka qenë ditën e sotme në një vizitë të papritur në qytetin e Shkodrës, qytet ky ku vitin e kaluar pati shumë ngjarje kriminale të cilat ende nuk janë zbardhur.

I gjendur përballë interesit të shumtë të gazetarëve për zbulimin e këtyre ngjarjeve kriminale, Ardi Veliu nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim, pasi sipas tij ishte i papërgatitur për të dhënë një sqarim për mediat.

Ardi Veliu: Është një analizë vjetore, janë diskutuar problematikat. Nuk kemi diskutuar që do të bënim një prononcim publik. Më mirëkuptoni, kam ardhur pa analiza.

Gazetarët: Meqënëse 2018 ishte një vit problematik për sa i përket situatës kriminale në Shkodër, me ngjarjet që tronditën kryeqendrën e Veriut, keni patur dhe goditje të disa grupeve, do të vijojë zbatimi i Forcës së Ligjit?

Ardi Veliu: Edhe një herë me gjithë respektin që kam për mediat, unë duhet të isha përgatitur për një prononcim! Kështu që më mirëkuptoni!

Burime bëjnë të ditur se Veliu ka kërkuar nga uniformat blu të Shkodrës më shumë punë, si dhe ka kritikuar strukturat e policisë në këtë qytet.

Login to post comments