Video/Basha nis turin e takimeve nga Kavaja: Do anulojmë ligjin e Arsimit të Lartë dhe PPP-të

Hënë, 28 Janar 2019 15:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Kavajë në turin e takimeve me të rinj e qytetarë.

‘Pritje e jashtëzakonshme e të rinjve të Kavajës. Këtu ka lindur dielli i besimit, që ka ngrohur Shqipërinë në dhjetor. Dielli që nuk e solli vetëm Zoti, por rinia, studentët shqiptarë’, tha Basha në nisje të fjalës së tij.

‘Sot nga Kavaja po nis një tur bashkëbisedimi dhe takimet që do të vazhdojë në të gjithë vendin.

Kam nevojë të dëgjoj nga ju, në veçanti nga të rijntë.

Aksioni që kemi nisur është një aksion historik për vendin. Shteti është një kontratë sociale, për të garantuar mirëqënien e liritë e secilit.

Por këta që janë në pushtet e kanë shkelur këtë kontratë. Ku ka shembull më të mirë se sa ligji i Arsimit të Lartë. Ky pushtet 4 vite më parë injoroi thirrjet e rinisë dhe pedagogëve.

PD e kundërshtoi dhe i votoi kundër në Parlament.

Që në ditën tonë të parë në pushtet, në do ta abrogojmë ligjin e arsimit të lartë. Puna do të nisë sot, me studentët e pedagogët, për të bërë një ligj euorpian.

Për shkak të taksave më të larta, shqiptarët paguajnë naftën me çmimim më të lartë, paguajnë shërbime me çmime më të larta, mbyllen 50 biznese në ditë.

Këto taksa në vend që të shërbejnë për mirëqënien e popullit, shpërdorohen nga qeveria. Tani na premtojnë se në 1 korrik nuk do të ketë më PPP. Po sigurisht, sepse deri atë ditë do të jenë vjedhur paratë e shqiptarëve për 15 vitet e ardhshme’, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.

Video

Login to post comments