Nga Vladimit Kola
Në një studim të OSCE, i vitit 2012 te faqet 49-50 lexojmë se zonja Kodheli e ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Veronës, në vitin 2010.
Në raport thuhet, po e citoj: “Scientific degree: PHD in Economy and International Finance, University of Verona, Italy (2006–2010)”
https://www.osce.org/albania/88530…
Ndërsa në CV-në e fundit që zonja Kodheli ka depozituar në Parlament, thuhet se doktoraturën e ka marrë në vitin 2014, por në bashkëpunim mes Universitetit të Veronës dhe Universitetit të Tiranës; po e citoj CV-që gjendet në sitin e Parlamentit:
“2014 - PhD nё Financё, Universiteti i Veronёs, Itali nё bashkёpunim me UT, fakultetin Ekonomik.” http://www.parlament.al/Fi…/cvAnetar/mimikodheli_file_cv.pdf
E vërteta është se Mimi Kodheli, doktoraturën e ka marrë thjesht nga Universititeti i Tiranës, pa qenë në bashkëpunim me Universitetin e Veronës. Gjithashtu, doktoraturën nga Universiteti i Tiranës nuk e ka marrë në vitin 2010 apo 2014, por në vitin 2015, sepse kjo gjë thuhet në Tezë dhe në katalogun e BKSH
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…
http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe…