Çmimet për shërbimet dentare, Konkurrenca: Gjobë kush rrit çmimet/ Stomatologët: Nuk ju njohim si institucion

Hënë, 28 Janar 2019 17:31

Vendimi i pa diskutuar me aktorë të interesit dhe qytetarët për rritjen e çmimeve të stomatologu ka shkaktuar sot incident mes Urdhrit të Stomatologut dhe Autoritetit të Konkurrencës. Burime thonë se Përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës kanë qenë sot në ambientet e “Urdhrit të Stomatologut” për t'i komunikuar këtij të fundit vendimin për pezullimin e rritjes së çmimeve. Por njerëzit e “Urdhrit të Stomatologut” i kanë nxjerrë jashtë duke thënë se nuk e njohin institucionin e Autoritetit të Konkurrencës .
Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur sot pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, pasi bie në kundërshtim me dispozitat e ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.
Në rast se ky vendim nuk do të zbatohet, atëherë Urdhëri i Stomatologut do të ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës. Po ashtu, edhe individët që do të zbatojnë këtë vendim, gjobiten në masën deri 5 milionë lekë.
Urdhri i Stomatologut ka vendosur aplikimin e çmimeve dysheme për një sërë shërbimesh që ofrohen në klinikat dentare, ndërkohë që referuar listës së publikuar vihet re një rritje e tyre në krahasim me çmimet që aktualisht aplikohen, ndonëse këto të fundit variojnë sipas klinikës ku jepet shërbimi.

konkurrenca.jpg

konkurrenca1.jpg

Modifikuar më Hënë, 28 Janar 2019 17:52
Login to post comments