Komisioni i Monitorimit të Reformës: Zgjedhja e Sheshit e paligjshme, të japë shpjegime!

Hënë, 28 Janar 2019 18:19

Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësisë ka kërkuar nga Komisioni i Ligjeve që të thërrasë në seancë të posaçme Autoritetin për Informimin mbi dokumentat e sigurimit të shtetit në lidhje me rastin e shumëdebatuar të Bujar Sheshit.
Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është akuzuar nga PD se ai ka qenë sigurims në kohën e komunizmit, një fakt që nuk e lejon atë të mbajë postin aktual në KLP, pasi është në kundërshtim me ligjin. Sipas materialeve rezulton se Sheshi ka qenë pjesë e nomenklaturës së sigurimit të shtetit.

"Në vlerësim të Komisionit të Pavarur, nisur nga Vendimi i Autoriteti për Informim, vlerësohet si në kushte të pazgjedhshmërisë në ushtrimin e funksionit dhe kandidatët për KLP, qenia anëtarë, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit”.

Në përfundim, Komisioni i Pavarur i Monitorimit rekomandon, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mblidhet menjëherë dhe të marrë një vendim për këtë çështje, të cilën edhe ky komision e quan me ndjeshmëri të lartë publike. Po ashtu, Komisioni i ka kërkuar Komisionit të Ligjeve të thërrasë në dëgjesë anëtarët e autoritetit të hapjes së dosjeve, për të dhënë shpjegime pse janë vonuar verifikimet e prokurorit Bujar Sheshi, si dhe të raportojë nëse ka raste tjera të ngjashme gjatë ngritjes së organeve të reja të drejtësisë, kur Autoriteti i Hapjes së Dosjeve ka vonuar përgjigjet tej afateve"-thotë Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi.

Login to post comments