Vazhdojnë kërkimet Kristo Ruçin, të riun nga Tepelena që grabiti një ditë më parë një bankë. Pasi ka dështuar për 24 orë, policia ka marrë edhe një helikopter për kërkimet. Autori i dyshuar 25-vjeçari Kristo Ruçi është lokalizuar në fshatin Mamaj, por më pas ka humbur gjurmët në luginë. Ai ishte në kërkim edhe për trafik droge. Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë.
Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë.
Ai ka qenë i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një ‘Benz’ gri.