Policia kufitare e Gjirokastrës si rezultat i një operacioni që ka zgjatur 48 orë, ka kapur rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, në kufirin e gjelbër, mbi fshatin Dritë, të Bashkisë Dropull.
Specialistët e DVKM dhe sektorit të krimit të organizuar DVPGj-ja kanë shoqëruar 7 persona që dyshohen si transportues të sasisë së lëndës narkotike.
Po punohet për zbulimin e autorit të vërtetë të kësaj lënde narkotike, ndërsa ende nuk dihet sasia e saktë e drogës së sekuestruar. Sasia e lëndës narkotike është gjetur e ndarë në pako brenda një kasolle, e cila më pas dyshohet se do të transportohej drejt Greqisë.
Ndërkohë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.