PD kërkon të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për çështjen Tahiri, çfarë do të ndodhë me hetimet

Tuesday, 29 Janar 2019 16:53

Pas kërkesës së Prokurorisë, për të shtyrë hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri edhe për 3 muaj të tjerë, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Burime bëjnë me dije se nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit Edi Paloka ka bërë një kërkesë për mbledhjen e konferencës së kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 12:00.