Dështon takimi i pedagogëve me Besa Shahinin, Marku: U përpoq të na fyente

Premte, 01 February 2019 11:00

Ka përfunduar pas dy orëve takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit Besa Shahini.  Ky takim sipas pedagogut Mark Marku ka qenë pa rezultat, për shkak se ministrja nuk ka dhënë zgjidhje për asnjë nga kërkesat e tyre.

“Ne diskutuam për gjendjen në Universitet dhe i qëndruam kërkesave tona, që kemi nxjerrë nga Asambleja. Nuk pati një qëndrim konkret nga ana e ministres, tentoi ta çojë diskutimin drejt një takimi jorezultativ. Ne do të presim deri në darkë dhe do të marrim më pas një vendim për hapat e mëtejshëm. Ministrja nuk ka forcën  e duhur, dhe nuk mori asnjë angazhim lidhur me kërkesat e tyre”, u shpreh Marku.

‘’Ne biseduam deri në momentin e fundit për problemet, po nuk patëm zgjidhje . Ministrja u përpoq që të na mbushte mendjen për të mirat që do të sillte Pakti për Universitetin, gjë që ishte fyese për ne, pasi kuptojmë më shumë se vetë ajo. Studentët kanë protestën e tyre dhe ne do të vijojmë qëndresën tonë”, tha më tej Marku.

Modifikuar më Premte, 01 February 2019 11:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...