Kreu i Shtetit, Ilir Meta pati sot një takim me kampionin botëror në kickboxing, Adriatik Cami.
Meta shkruan se sportistët e formatit të tij janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë
“Me kampionin botëror në kickboxing, “King of the Ring”, Adriatik Cami.
Suksesi ndërkombëtar i Camit, mbetet gjithmonë frymëzues për brezat e rinj. Sportistët e formatit të tij janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë.
I lumtur të njihem me projektet e tij për të promovuar këtë sport së shpejti në qytetin e Durrësit”, shprehet Meta.