Policia e Vlorës dhe ajo Kufitare kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme hashashi në Orikum. Sipas burimeve, mendohet se policia ka gjetur 30 pako me nga 25 kg secila, (750 kg), e ka sekuestruar edhe një furgon e një gomone. Për momentin Policia e Vlorës nuk jep ende të dhëna të tjera për këtë operacion.