"Do ngelni po protestuat...", "...shkoni rrihni pedagogët"/ Ja tezat naziskine të Ramës me studentët

Saturday, 02 February 2019 14:21

Edhe pse është e shtunë, zyrtarisht ditë pushim, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një monolog me studentët në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek Konviktet e Mjekësisë.  Gjatë fjalës së tij, kryeministri i kërcënoi studentët që të shkojnë në mësim, pasi në të kundërt do humbasim vitin.

“Pakica pengon shumicën që të zhvillojë mësim. Shkoni në mësim sepse do humbisnin vitin akademik”- tha Rama.  Në vend që të flsite për studentët, kushtet e tyre të këqija dhe ashtu sic tha një studente  “se kushtet në konvikte janë të vështira dhe se jetojnë 4 veta në një dhomë”, Rama tha se do i grumbullojmë të gjitha nakesat dhe, në të ardhmen do i bëjmë. Rama thotë “me kalimin e kohës kushtet do përmirësohen dhe do ndërtohet edhe korpusi universitar”, por nesër nuk i dihet, “ja i zoti ja gomari”, siç thotë populli!.

 I gjithë halli i Ramës sot me studentët e Mjekësisë, nuk ishin kushtet e tyre, protesta, por ishte halli i grevës së pedagogëve, të cilët nuk i la pa i komentuar.  Ai tha se “Universiteti është autonom dhe se autonomia nuk është liria e pedagogëve që të bëjnë grevë dhe t’i lënë studentëve rrugëve por është përgjegjësi për t’i dhënë mësim studentëve për të cilën paguhen.”

Sipas tij, autonomia nuk është liri për të thënë “unë ngujohem dhe në emër të një pakice pengoj shumicën të marrë mësim por është përgjegjësi”. Për këtë shtoi se policia nuk ndërhyn në universitet, pikërisht sepse ka autonomi.

Madje Rama u bëri thirrje studentëve që ata të dhunojnë hapur rektorin si gjoja “përgjegjës” për stituatën e tyre: “ Kaq pula jeni? Shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja? Ju të pranoni që një grusht njerëzish dhe një grusht pedagogësh t’ju kërcënojnë dhe t’ju thonë se jeni tradhta, e të mos mblidheni bashkë për të qëndruar tek dera dhe për të kërkuar llogari deri kur të hapet dera për të shkuar në shtëpi të rektorit dhe për ti thënë dil jashtë. Dili zot vetes tende”, u shpreh Rama.

Ndonëse pedagogët kanë kërkuar që të ndalohet fyerja e denigrimi ndaj tyre, Rama i shtoi edhe më shumë dozat e ironisë, fyerjeve dhe talljet ndaj tyre, duke i përçarë e duke i sharë.

Të gjitha këto teza naziskine të tij, “ku shumica, apo masa ka gjthmonë të drejtë”, ku intelektuali dhe zyrtari mund të fyhen e dënohen nga masa, turma, ku “partia e pushteti i di të gjitha”, ku nuk ka rrugë tjetër, “o me mua, o kundër meje”, etj, etj, Rama i përdori sot kundër atyre që do të marrin stafetën nesër./55news.al"

Modifikuar më Saturday, 02 February 2019 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...