Janari ka qenë një muaj luhatjesh të shumta të monedhës europiane. Pikën më të ulët të këtij muaji euro e kishte me 3 janar kur këmbehej me 123.43 lekë. Ndërkohë, pikën më të lartë të nivelit të këmbimit kundrejt lekut, euro e arriti me 11 janar kur këmbye për 125.57 lekë. Në gjysmën e dytë të muajit euro qendroi në nivelin e 124 lekëve.