Një zjarr i madh ka përfshirë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një banesë në Durrës.
Si pasojë e flakëve dhe tymit të madh të krijuar në katin e nëntë të pallatit, dy persona janë asfiskua. Fjala është për një fëmijë të mitur dhe një djalë në moshën 30 vjeçare.
Dy mjete të repartit zjarrfikës mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e flakëve, ndërsa 4 autoambulanca erdhën për të marrë të lënduarit. Pas marrjes dhe dërgimit në spital të të miturit dhe 30 vjeçarit, dy persona të tjerë janë gjetur në gjendje asfikësie dhe janë dërguar me urgjencë drejtu mjekëve.
Si shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një dyshek me ngrohje në familjen ku ranë flakët