Mëngjesi i kësaj të hëne, 4 shkurt 2019, i ka gjetur të vendosur një grup studentësh të Universitetit të Shkodrës për vijimin e bojkotit.
Ata kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit me banka dhe karrige për të mos lejuar futjen e studentëve të tjerë dhe pedagogëve.
Ky zhvillim vjen teksa Rektorati kishte njoftuar nisjen e procesit mësimor për sot.