Buzhala zbulon qëllimin e ‘darkës së liderëve’

Hënë, 04 February 2019 10:39

Kryeministri Rama në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ka publikuar në facebook-un e tij një foto teksa darkon bashkë me liderët kryesor të Kosovës.

Bashkë me kryeministrin Edi Rama po darkojnë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, dhe deputeti Fatmir Limaj.

Nuk dihet arsyeja e kësaj darke, por ajo pas publikimit të fotove nga Rama dhe djali i Presidentit Thaci, është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ngre me ironi pyetjen se ku ndodhet në këtë foto gazetari Baton Haxhiu, ndërsa arsyeton se darka ka patur vetëm një qëllim, mashtrimin e Ramush Haradinajt i cili sipas tij deri më tani ua ka prishur planet për copëtimin e Kosovës.

 

 “Nejse, ketu e gjithe neja e ka pase vec nje qellim dhe nje motiv: Qysh me e mashtru Ramushin, i cili deri me tash po jau prishe planet e coptimit te Kosoves. Suksese”, – shkruan Buzhala.

Në çdo dalje publike, Rama ka mbrojtur Presidentin Thaçi, në lidhje me debatin mbi idenë për ndryshimin e kufirit të Kosovës me Serbinë.

Qëndrim krejt të kundërt për këtë çështje ka Haradinaj, i cili deklaron se Kosova i ka kufijtë e saj dhe i respekton.

Ja statusi i plotë i Berat Buzhalës:

Ne fakt po befasohna vec me nje gje: Ku eshte Batoni ketu? Me gjase kjo karriga e thate eshte e Endriti, djalit te Hashes.

Nejse, ketu e gjithe neja e ka pase vec nje qellim dhe nje motiv: Qysh me e mashtru Ramushin, i cili deri me tash po jau prishe planet e coptimit te Kosoves.

Suksese :).

Image

Login to post comments