Detajet e zjarrit në Durrës, 15 persona u asfiksuan për shkak të një dysheku

Hënë, 04 February 2019 10:46

15 persona u asfikësuan dhe rrezikuan jetën nga flakët që kapluan katin e 7 të një pallati në qytetin e Durrësit.

Bilanci i “luftës” me flakët u zhvillua orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Dyshimet e deritanishme shkojnë tek një dyshek elektrik, i cili mund të ketë shkaktuar një shkëndijë elektrike e cila ka sjellë më pas dhe flakët e përmasave të mëdha.

Si pasojë e zjarrit, 15 persona u asfiksuan, mes tyre dhe një fëmijë i mitur, i cili ashtu si dhe të tjerët u shtrua në spitalin e Durrësit.

 

"Menjëhërë në vendngjarje shkuan  forcat e Policisë dhe të  Zjarrëfikses,  të cilët gjatë përpjekjes për te evakuuar banorët, nga tymi janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës Policisë dhe një punonjës i Zjarrëfikses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetën"  informoi policia e Durrësit.

Policia e Durrësit informon se zjarri në banesën e shtetit V.L. ra rreth orës 22:50 minuta të së dielës, 3 shkurt 2019.

Login to post comments