Albin Kurti: Në Kosovë e Shqipëri duhet të përgatitemi për një pranverë shqiptare

Hënë, 04 February 2019 11:25

Kryetari i Vetetëvendosjes, Albin Kurti bën thirrje për një "pranverë shqiptare".

"Në Kosovë e Shqipëri duhet të përgatitemi për një pranverë shqiptare meqënëse në kushtet kur ekonomikisht jemi të dobët dhe ushtritë janë inekzistente është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe demokratizojë veten në mbrojtje të interesit të tij shtetëror"

Kurti ishte sot paradite në fakultetin e shkencave sociale në mbështetje të studentëve protestues.

"Protesta e studentëve në këtë dimër që nuk po kalon janë ngjarja më e bukur shoqërore dhe zhvillimi më autentik politik vitet e fundit"

Modifikuar më Hënë, 04 February 2019 11:28
Login to post comments