Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën pak ditë më parë po hetohet në menyrë intensive nga policia e kryeqytetit megjithëse akoma nuk ka asnjë loj njoftimi se deri ku kanë shkuar hetimet e ketij krimi të rëndë.
Ndërkohë gjashtë ditë pas ekzekutimit të Arben Bilalit, e vetmja provë në duart e policisë është automjeti që u përdor për realizimin e vrasjes.
Makina “Mercedes Benz CLS” me targa të vjedhura, u gjet e braktisur disa orë pas ngjarjes në periferi të kryeqytetit, jo shumë larg zonës së Selitës, ku 50-vjeçari u qëllua për vdekje me breshëri automatiku.
Automjeti është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku po i nënshtrohet një ekzaminimi të detajuar. Por akoma nuk ka asnjë njoftim. Megjithëse hetuesit shpresojnë që nga kjo procedurë të përfitohen të dhëna të vlefshme për hetimin dhe identifikimin e autorëve.
Policia ka marrë në pyetje dhjetëra persona të dyshuar, apo që mund të kishin informacion për ngjarjen, por pa sukses. Me gjithë këto zhvillime, pista kryesore ku janë fokusuar hetimet mbetet ajo e hakmarrjes, për shkak të së kaluarës së viktimës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ekzekutorët të jenë vrasës me pagesë.