Skandali i Unaza së Re, anullohet i gjithë projekti

Hënë, 04 February 2019 16:45

Punimet në Unazën e re janë drejt anulimit. Burime kanë bërë të ditur se pritet që të anulohen tenderët edhe për dy lotet e tjera të ‘Unazës së re’, duke shfuqizuar kontratat me kompanitë fituese.

Vendimi, i cili përflitet prej disa javësh, pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Punimet për segmentin e unazës, nga ‘Pallati me shigjeta’ deri te rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’, janë ndarë në 3 lote.

Tenderi për lotin e parë parë u fitua nga kompania ‘DH Albania’, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar u detyrua ta anulonte kontratën me këtë kompani.

Ky segment u ritenderua, por edhe pse në tenderin e dytë ofertat zbritën deri në 4 milionë euro më pak nga hera e parë, Autoriteti Rrugor sërish nuk shpalli asnjë fitues, duke skualifikuar të 6 ofertat pjesëmarrëse me argumentin se nuk përmbushnin kriteret teknike.

Për dy lotet e tjera, tenderat janë fituar nga ‘Salillari’ dhe ‘Viktoria Invest’. Këto kompani nisën madje edhe punimet në terren, por prej disa javësh makineritë janë larguar të gjitha.

Edhe këto dy tendera mund të anulohen, ndërkohë që projekti i segmentit nga ‘Pallati me shigjeta’ deri te rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’ do të ribëhet nga e para.

Vetëm një ditë më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi qeverisë publikisht që të anulojë komplet projektin për këtë segment, pasi sipas tij ka shkelje ligjore

. Mbetet e paqartë nëse presidenti kishte informacion paraprak se qeveria po e shqyrtonte ndërkohë anulimin e projektit.

Por, përtej këtyre hollësive, tashmë duket e sigurtë se projekti i shumëpërfolur i unazës, në segmentin nga ‘Pallati me shigjeta’ deri te rrethrrotullimi do të ndryshojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...