Një 55 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës.
Sipas burimeve nga policia lokale, personi u gjet në një kabinë elektrike.
Ai është dërguar me shenja jete në spitalin rajonal, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Policia nuk bën ende të qartë nëse kemi të bëjmë me një punonjës në detyrë, apo një shtetas që ka zgjedhur kabinën si vend strehimi për të kaluar natën.