Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi kërcënuan një grua për t’i marrë një shumë parash. Të arrestuarit janë E.I. 35 vjeç dhe G.GJ. 37 vjeçe.
Sipas policisë, ata kishin kërcënuar dhe kanosur një grua për një periudhë të gjatë kohore duke i marrë një shumë parash. Dy të dyshuarit u kapën në flagrancë dhe iu sekuestruan një sasi lekësh, që i kishin përfituar nga kërcënimet.
Në përmbyllje të këtij operacioni policor dhe nga tërësia e veprimeve të kryera, dy të arrestuarit dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.