Koni mbështet Asambletë dhe ngre problemin e Doktoraturave

E mërkurë, 06 February 2019 10:33

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, deklaroi sot se mbështet qëndrimet e Asambleve të Fakulteteve.

Koni: Unë personalisht si Rektor i Universitetit të Tiranës, të gjithë qëndrimet e Asambleve i mbështes plotësisht në kërkesat e tyre që kanë, i kemi diskutuar dhe jemi në pritje të vijueshmërisë së situatës së caktuar. Kërkesat e Asambleve të njësive kryesore kanë marrë në analizë situatën konkrete që solli kjo protestë e studentëve dhe janë shprehur me qëndrimet përkatëse.

Duke folur në seancën dëgjimore në Komisionin e Medias, Koni  ngrit shqetësimin lidhur me buxhetin për Universitetin dhe Doktoraturat.

Koni: Sa i përket gjendjes financiare të Universitetit të Tiranës, UT ka një buxhet shumë të vogël për pagat që mbulohej me tarifat e studentëve dhe kam kërkuar në këtë komision që të mbulohet 100% nga buxheti i shtetit, gjë e cila nuk është bërë në buxhetin që na ka ardhur vazhdimisht. Kam kërkuar dhe rritjen e buxhetit për kërkimin shkencor për shkak të hapjes së shkollës së Doktoraturës, e cila përsëri në buxhetin e miratuar nuk ka rritje fare. 

Kjo dëmton shumë kërkimin shkencor në Universitete. Në këto vite, kërkimi shkenor lë për të dëshiruar për shkak të mungesës së një fondi të caktuar. Ajo që është më e rëndësishme po cënohet cikli i tretë i studimeve për shkak se ligji i ri ka përcaktuar që Doktoraturat zhvillohen në kuadër të një projekti kërkimor që duhet të financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Teknologjisë së Informacionit. Aktualisht nuk kemi pasur asnjë lloj thirrje për të aplikuar në këtë projekt, kjo ka bërë të pamundur zhvillimin e ciklit të tretë të Doktoraturës, jemi në emergjencë të plotë të këtij procesi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...