Si do jetë moti sot

E Enjte, 07 February 2019 08:44

Moti i kthjellët dhe vranësira të lehta dominojnë në bregdet dhe zonat e ulëta.

Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat Juglindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore gjatë mëngjesit.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15 °C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Login to post comments