Dogji veten me benzinë përpara familjarëve, mësohet pse u vetëflijua i moshuari shqiptar

E Enjte, 07 February 2019 08:00

Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Shijakut, ku një burrë i moshuar ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes duke u lyer me benzinë e duke u vetëdjegur.

Këtë të enjte është zbuluar dhe arsyeja që e çoi 70 vjeçarin të kryente aktin e rëndë. I moshuari kishte shumë borxhe ndërsa njëri ndër fëmijët e tij ishte përdorues i drogërave të forta, çka kanë sjellë që 70 vjeçari të kalonte në depresion e më tutje në aktin vetëflijues.

I moshuari humbi jetën ditën e djeshme si pasojë e djegieve të shumta në trup. Ai u shtrua në repartin e djegieve në Tiranë, por mjekët nuk mundën dot t’i shpëtonin jetën. Familjarët e tij kanë qenë prezentë në momentin e vetëflijimit dhe u deklaruan ditën e djeshme se nuk mundën të bënin dot asnjë gjë./

Login to post comments