Banorët e Himarës mesazh Ramës: Larg duart nga toka jonë

E Enjte, 07 February 2019 15:38

Protestat kundër qeverisë dhe vetë Edi Ramës po bëhen në të gjithë Shqipërinë.

Sot ishin banorët e Himarës të cilët janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës, sepse ky i fundit me vendime qeverie po u rrëmben tokat e tyre.

‘Edi Rama, larg duart nga bregdeti.

Edi Rama, larg duart nga pronat e Himariotëve autoktonë.

Edi Rama nuk e pëçan dot bregdetin.

Populli i Himarës do të përballet me cilindo grabitës të pronave’, janë disa nga mesazhet që banorët e Himarës i kanë dërguar Edi Ramës.

Login to post comments