Pedagogu dhe shefi i departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku, ka deklaruar se ditën e sotme disa efektivë janë futur në ambientet e fakultetit të histori-filologji, duke kërcënuar studentë e pedagogë.Marku në një deklaratë për mediat u shpreh se Lleshaj se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogë e studentë.
“Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë , këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha, i kam filmuar edhe unë.
Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit.
Policët dolën nga godina dhe fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?
Nuk kam asnjë thirrje për askënd se nuk dëgjojnë fare. Kryeministri është në Arabinë Sauditë dhe po nxehet në diell.
Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që ju përgenjështrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budalliqe se nuk frikësohemi”, tha Marku.Mark Marku