Tirana gëlon nga protestat, banorët e “Bulevardit të Ri” përplasen me policinë para Bashkisë

E Enjte, 07 February 2019 17:52

Ndërsa banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre prej më shumë se 3 muajsh kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, një tjetët front është hapur prej ditësh edhe nga banorët e Bulevardit të Ri.

Banorët shprehen se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet, megjithëse projekti ka nisur që në vitin 2012 dhe fondi për shpronësimet është miratuar nga qeveria Berisha që në vitin 2013.

Ata theksojnë se edhe në ‘Bulevardin e Ri’ të ndiqet e njëjta skemë siç ka ndodhur në Lotin e parë dhe të dytë, ku pronarët janë shpronësuar me vlerën e tregut.

Sot ata janë përplasur me policinë para Bashkisë së Tiranës, pasi kanë tentuar të bllokojnë rrugën, por janë ndeshur me rezistencën e policisë, pasi sipas tyr enuk kanë leje për të protestuar.

Modifikuar më E Enjte, 07 February 2019 18:56
Login to post comments