Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot me vota unanime, ish-gjyqtarin e lartë Shkëlzen Selimi, pasi la në fuqi vendimin për largimin e tij nga drejtësia dhënë gjatë verës nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit.
Vendimi nga KPA, u deklarua nga kryesuesi Sokol Çomo, relatore ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.
Njoftimi i plotë:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Sokol Çomo, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, sot, më datë 07.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.19/2018, datë 11.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Selimi, kundër vendimit nr. 52, datë 30.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues, mbështetur në faktet e provuara në gjykim, në zbatim të nenit Dh pika 3 e 4 të Aneksit të Kushtetutës dhe të neneve 61 pika 2 e 3 dhe 66 pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 vendosi unanimisht:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 52, datë 30.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Selimi.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, sot, më datë 07.02.2019.